Bota

Papa Françesku bllokohet në ashensor për 25 minuta, para se të mbante fjalimin e përjavshëm në Sheshin e Shën Pjetrit

Ditën e sotme kleriku më i lartë i katolikëve, Papa Françesku mbeti i mbyllur brenda një ashensori për 25 minuta, para se të dilte përballë besimtarëve për fjalimin e përjavshëm.
Featured image of article: Papa Françesku bllokohet në ashensor për 25 minuta, para se të mbante fjalimin e përjavshëm në Sheshin e Shën Pjetrit Papa Françesku

VATIKAN-  Paraditen e sotme Papa Françesku do të dilte para besimtarëve për fjalimin e tij të përjavshëm, por çuditërisht ai është vonuar ndryshe nga herë të tjera kur ka qenë në kohë.

Shkak për vonesën është bërë bllokimi i tij në ashensor, plotë 25 minuta derisa forcat zjarrëfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë shpëtuar.

CCN raporton se Papa Françesku u ka kërkuar falje të gjithë besimtarëve të cilët e presin si çdo javë klerikun katolik në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

 “Unë kam për të kërkuar faljen tuaj”, shkruan CCN për deklaratën e Papës pas incidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas burimeve është mësuar se shkak për bllokimin e ashensorit është bërë ndërpreja e energjisë elektrike.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment