LIVE UPDATES
Insights

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

13 Mars 2021, 10:23 Nga DOSJA
Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshin “shenjë kundërshtie”. Ky togfjalësh nuk është krijim i imi, por gjendet në Ungjillin e Lukës (2,34) ku flitet për Simeonin plak i cili e mori në duart e tij Jezusin foshnjë duke e parashikuar të ardhmen e tij pikërisht si një “shenjë kundërshtie” (semeion antilegomenon) për shumëkënd.

Kur u zgjodh Ipeshkëv i Romës, tetë vite më parë, pikërisht me 13 mars 2013, e si rrjedhojë Bari i Kishës së gjithëmbarshme, Francesku solli me vete nga Argjentina edhe një përvojë kishtare pak të njohur për botën perëndimore, apo në më të shumtën e rasteve të stigmatizuar si përvojë e teologjisë së çlirimit, e cila shpesh është akuzuar për ngjyrimet e saj ideologjike. Pa hyrë në konkretësinë e këtyre vlerësimeve, mund të themi se Kisha në Amerikën latine nuk ishte vetëm ajo e teologëve të çlirimit, por mbi të gjitha Kisha e Óscar Romero-s, e të varfërve dhe e bashkësive që jetonin, punonin e luteshin për zhvillimin dhe mirëqenien integrale të njeriut, në një kontekst shfrytëzimi dhe varfërie ekstreme.

Në këto tetë vite pontifikat, Papa Francesku ka pasur parasysh në gjestet dhe fjalët e tij, pa qenë nevoja që ta citojë gjithmonë, Ungjillin dhe shpirtin e Vatikanit II, si zëri i Hyjit për Kishën bashkëkohore. Po ashtu, ai ka qenë e vijon të jetë një zë i fortë për botën e cila po përballet me shumë probleme si: luftërat, përplasjet etnike, emigracioni, përjashtimi, shfrytëzimi i popujve të varfër, rritja e varfërisë edhe në vendet e zhvilluara, konsumizmi i pafre, etj. Urat që ai ka ndërtuar në dialogun me religjionet, sidomos në Lindjen e mesme me dokumentin e Abbu-Dabit, me vizitën e tij në Irak, me enciklikën “Laudato sii” për tutelën e krijimit, me “Amoris Laetitia” për familjen, e bëjnë atë një “zëdhënës” të fuqishëm të përmasës profetike të Kishës në kohën tonë, besnike ndaj Ungjillit dhe mësimeve të Koncilit II të Vatikanit.

Në kohën që po jetojmë, këtë të pandemisë së shkaktuar prej Covid-19-ës, papa Francesku u bë në një farë mënyre, emblema e njeriut në lutje për gjithë njerëzimin. Pamjet e pashlyeshme të një viti më parë, kur ai doli duke u lutur i vetëm në sheshin e Shën Pjetrit, e bënë atë të dashur për miliona njerëz që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së virusit. 

Janë të shumta epitetet që i janë dhënë Papa Franceskut në këto kohë, nga ato të Papës dialogues, njeri i paqes, afër të varfërve, Papës së thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, reformator, deri tek ato më përçmueset si: Papa liberal, progresist, autoritar, etj.

Ata që e njohin sadopak historinë, të paktën atë të shtatëdhjetë viteve të fundit të Kishës Katolike, e dinë se të njëjtin “fat” patën edhe Gjoni XXIII e Pali VI, njëri Papa që nisi Koncilin e dytë të Vatikanit e tjetri Papa që e vazhdoi dhe e mbylli atë edhe jetoi aq sa të vinte në zbatim shumë gjëra prej tij. Në fakt kjo “shenjë kundërshtie” nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Papa Franceskun, por me Koncilin II të Vatikanit. Është pikërisht ky moment që krijon një lloj “spartiacque” edhe brenda Kishës katolike, në kuptimin midis dy epokash, duke hapur një rrugëtim vazhdimësie, por edhe ndërprerjeje.

Risia, era e re që fryu nga Koncili II i Vatikanit, qe një frymëmarrje për Kishën katolike, pasi e vuri atë në një pozicion dialogu dhe jo dënimi me botën, me kishat e bashkësitë e tjera të krishtera, me religjionet dhe me botën shekullare. Kjo, e dokumentuar sidomos në Kushtetutën apostolike “Gaudium et spes”. Prandaj entuziazmi apo edhe kundërshtia ndaj Papa Francesco-s nuk është aq shumë e lidhur me personin e tij, por me atë çka ai ka dashur të përcjellë qysh me shfaqjen e tij në ballkonin e Shën Pjetrit, duke i kërkuar popullit të lutet për të dhe me të, pra jetësimin dhe përshkimin e rrugës që kishte hapur Koncili II i Vatikanit.  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog dom gjergj meta dom gjergj meta

Sondazh

Poll
Insights 13 Mars 2021, 10:21

E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...

Insights 11 Mars 2021, 07:17

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...

Insights 7 Mars 2021, 09:14

Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëng...

Insights 4 Mars 2021, 10:14

Grenelli ka kaluar në personale me Albin Kurtin

Arti amerikan i komunikimit, si ne media, si ne politike, si ne diplomaci, ndryshon komplet nga europianet. Ata qe kalojne neper aeroportet e Amerikes gati sa n...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën