Blog

Pano Soko: Ti, bjer, policia bjer! Kjo është protesta

Ne kemi një koncept të gabuar. Tubimi paqësor nuk është protestë, dhe protesta nuk është tubim paqësor. Është gjithmonë e dhunshme.
Featured image of article: Pano Soko: Ti, bjer, policia bjer! Kjo është protesta Pano Soko

Jam i vetëdijshëm që këto që do të shkruaj më poshtë do të mërzisin shumë miq të mi, ca dhe do ikin fare nga miqësia, gjithsesi ky jam unë.

Ne kemi një koncept të gabuar. Tubimi paqësor nuk është protestë, dhe protesta nuk është tubim paqësor. Është gjithmonë e dhunshme.

Protestat janë instrumenti që ka në dorë shoqëria për të rivendosur ekuilibrin shoqëri-shtet, kur pushteti zhvendos pikën e ekuilibrit nga ana e vet. Shteti e zhvendos me dhunën e kartonit në parlament, shoqëria e kthen mbrapsht aty ku ishte, me dhunën e protestuesve në rrugë.
Secili me mjetet e veta.

Marrdhënia mes shoqërisë dhe pushtetit është gjithmonë dialektike. Konflikti brenda dualitetit është motorri i progresit drejt demokracisë.

Parisi, Berlini, Roma, Londra, Brukseli, Nju Jorku kanë parë dhunë protestash që kanë arritur në ato nivele demokracie.

Në 2004-ën punoja për një kompani gjermane këtu në Shqipëri dhe rastisa në Mynih kur u zhvillua një protestë kundër rritjes së orëve të punës.
Kërciti huri si gomari në duhan. U dogjën e u shkatërruan makina, dyqane, pemë etj.. 1500 të plagosur. Ama në fund qeveria u tërhoq dhe e mori mësimin.
Po s’dëgjova njeri të thoshte “obobo pemët”, por as “obobo policia po përdor dhunë..”. Të gjithë ishin të qartë që në fillim ça i priste..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protesta është – Ti shkon me hunj, me skafandra, Policia vjen me hunj e me skafandra dhe aty shkëmbejmë opinionet respektive.
Ti bjer, policia bjer.
Dhe s’ka aty, jo u përdor dhunë, jo mu thye thoi, jo “mamiiii u prish vazoja me lule te 21-shi”.
Kjo është protestë ku imponohen dhe prodhohen “vija të kuqe” në marrdhënien shoqëri-shtet. Dmth këtu s’kalon dot se të thyhen hundët.

Prandaj jam kundër të gjithë atyre që sot ankohen për dhunë të policisë.
A shkove në protestë o shok? Protesta kjo është, ti qëllon me shkopinj, gurë, (vetëm jo armë) dhe ai të kthehet me shkop gome, gaz lotsjellës, (vetëm jo armë).
Dhe ti e di që në fillim këtë gjë. Dhe kështu duhet të jetë, po do me arrit ndonjë gjë..

Por më shumë ma shpifin të gjithë ata që flasin për pemën që u prish, për tabelat e rrugës, për koshat e plehrave.
Ejjj ju lutem, as 100 mijë euro dëm gjithë gjithë, kur bëhet fjalë për të reaguar për jetën, janë zero.

Dhe meqë janë kaq nikoqirë për lekët e taksave, sikur të çoheshim dhe të shkaktonim nja 100 mijë euro dëme dhe kur miratoheshin 2.2 miliardë Euro koncesione, do kishim dalë me fitim 2.1999 miliardë Euro lek taksash.

Pfff, po ikni na lini rehat…

Etiketa:

Shto Koment