Aktualitet

Pano Soko: Donatorët privatë kanë lekët në dorë, këta s’u kanë dhënë akoma lejet e ndërtimit

Soko shtoi gjithashtu se procesi i rindërtimit është vonuar, pasi donatorët privatë nuk kanë marrë ende lejet e ndërtimit.
Featured image of article: Pano Soko: Donatorët privatë kanë lekët në dorë, këta s’u kanë dhënë akoma lejet e ndërtimit Pano Soko

TIRANË– Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko tha se personat që shkuan të verifikonin dëmet e tërmetit të 26 nëntorit nuk ishin ekspertë. Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka verifikuar dhe dhënë këtë informacion. Ndërsa zëvendës ministri i Energjisë Artan Shkreli e ka kundërshtuar duke thënë se ata ishin njerëz të licencuar.

Soko shtoi gjithashtu se procesi i rindërtimit është vonuar, pasi donatorët privatë nuk kanë marrë ende lejet e ndërtimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me 5 milionë nuk bëhet riparimi i shtëpisë, ekspertët thonë që bëhet. Kontrolli i Lartë i Shtetit tha që ata që quajmë ne ekspertë nuk kanë qenë, pasi kanë qenë njerëz të pakualifikuar, kjo është parë nga KLSH, ata nuk ishin ekspertë. Deri tani kemi të ndërtuara 70 banesa. Rindërtimi ka nisur në janar të këtij viti, ndërsa sot janë dorëzuar çelsat për 70 banesa. Turqia ka tërkuar tokë për ndërtimin e pallateve. Tokën Turqisë ia dhamë vetëm para 2 javëve. Ka donatorë që kanë lekët gati, por këta nuk japin leje për ndërtimin. Kjo sepse njeriu shikohet si vote,”- tha Soko.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment