Sport

Panik tek tifozët e Partizanit, merr flakë autobusi gjatë kthimit në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe ka detyruar tifozët që të dalin menjëherë nga mjeti.
Featured image of article: Panik tek tifozët e Partizanit, merr flakë autobusi gjatë kthimit në Tiranë Autobusi duke u djegur

TIRANË- Jo gjithçka ka shkuar si duhet në Superkupën e Shqipërisë. Pas fitores së Partizanit tifozët e të dyja skuadrave lanë Elbasanin për t’u kthyer në qytetet respektive. E teksa një grup tifozësh i “demave të kuq” po ktheheshin në kryeqytet, autobusi ku ata po udhëtonin ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe ka detyruar tifozët që të dalin menjëherë nga mjeti. Autobusi ka ndaluar në mes të rrugës, dhe për këtë arsye është bllokuar edhe rruga që të çon nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment