Rajoni

Panik për një vatër të re shpërthimi, infektohen me koronavirus 14 emigrantë në Lesbos

Autoritetet shëndetësore po kryejnë teste të shpejta Covid-19 tek gratë, fëmijët e burrat para se të hyjnë në institucionin e ri. Ata që diagnostikohen me virusin po dërgohen në një zonë të veçantë për karantinë.
Featured image of article: Panik për një vatër të re shpërthimi, infektohen me koronavirus 14 emigrantë në Lesbos Emigrantët në Lesbos.

GREQI– Të paktën 14 refugjatë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, sipas zyrtarëve në Lesbos ku po bëhen përpjekje për të lëvizur mijëra njerëz të mbetur të pastrehë nga zjarret shkatërruese, në atë që dikur ka qenë kampi më i madh i emigrantëve në Evropë në Moria,përpara se të dërgohen në qendrën e re.

Autoritetet shëndetësore po kryejnë teste të shpejta Covid-19 tek gratë, fëmijët e burrat para se të hyjnë në institucionin e ri. Ata që diagnostikohen me virusin po dërgohen në një zonë të veçantë për karantinë.

Teksa ka folur për radion “Thema 104,6” mëngjesin e kësaj të hëne Ministri Alternativ i Migracionit, Giorgos Koumoutsakos konfirmoi se në vendin e ri ishin ngritur çadra në gjendje të strehonin 5,000 persona.

“Janë përgatitur çadra për 5,000 njerëz. Të gjitha strukturat administrative dhe mjekësore janë të vendosura. Problemi ynë i madh është refuzimi i refugjatëve për t’u kthyer në këtë qendër të re të pritjes”.-tha Giorgos Koumoutsakos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë mësohet se autoritetet që mbikëqyrin përpjekjet për ndihmë thonë se të rinjtë afganë kanë filluar një fushatë për të ndaluar hyrjen e familjeve në institucionin e përshkruar si të përkohshëm nga zyrtarët grekë derisa të ndërtohet një kamp i ri, me ndihmën e Bashkimit Europian në Lesbos.

Burimi: USnews

A.C/Dosja.al

Shto Koment