Aktualitet

Panik në Vlorë/ Zjarri djeg qindra rrënjë ullinj dhe arrin pranë fshatit, banorët të shqetësuar: Të paktën të shpëtojmë vetë (VIDEO)

VIDEO
Po ashtu banorët shprehen se flakët kanë mbërritur deri tek tokat me pemë e shkurre shumë pranë fshatit, ndërkohë që shtëpitë e banorëve janë fare pranë.
Featured image of article: Panik në Vlorë/ Zjarri djeg qindra rrënjë ullinj dhe arrin pranë fshatit, banorët të shqetësuar: Të paktën të shpëtojmë vetë (VIDEO) Pamje nga zjarri

VLORË – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Mavrovë në Vlorë. Pas zjarrit banorët janë shprehur të shqetësuar duke qenë se si pasojë e zjarrit janë rrënjët me ullinj. Sakaq banorët shtojnë se për shkak të zjarrit u rrezikohen dhe banesat. Po ashtu banorët shprehen se flakët kanë mbërritur deri tek tokat me pemë e shkurre shumë pranë fshatit, ndërkohë që shtëpitë e banorëve janë fare pranë.

“Një orë po bën që ka rënë. Thamë hë se nuk vjen këtu, por era e solli shpejt e shpejt. Na janë djegur të gjitha bacet me ullinj, por të paktën të na shpëtojnë shtëpitë dhe vetë njerëzit. Po punojnë burri, djali. Një zjarrfikëseje i mbaroi uji”, tha një banore.

Sakaq, një tjetër u shpreh se janë djegur mbi 500-600 rrënjë ullinj dhe nuk e kuptojnë se nga krijohen këto zjarre të mëdha. Banorë nga Vlora kanë mbërritur me urgjencë për të ndihmuar familjarët e tyre në shuarjen e flakëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment