Sport

Pandemia vonon përgjigjen e KAS, Man.City rrezikon të mbetet jashtë Europe!

Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës, pozicionohet në vendin e 2-të të Premier League por në rast se përgjigjia e apelimit të vendimit të FIFA-s për ta pezulluar me 2 vite nuk vjen atëherë jo vetëm që City do të mbetet jashtë Europe
Featured image of article: Pandemia vonon përgjigjen e KAS, Man.City rrezikon të mbetet jashtë Europe!

ANGLI-Manchester City në ankth për të ardhmen në kompeticionet europiane. Citiziens u përjashtuan me 2 vite jashtë Championsit nga FIFA për shkak të abuzimeve me fair play-in financiar, por vendimin e qeverisë më të lartë të futbollit botëror, klubi anglez e ankimuar në KAS-in e Lozanës nga i cili shpreson se do të marrë ok-in për të marrë në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës. Por pandemia COVID-19 ka bllokuar edhe gjykatat të cilat mund të vonojnë vendimet e tyre. Manchester City ende nuk ka marrë një përgjigje nga KAS dhe gjasat janë që gjykata e Lozanës ta vonojë akoma më shumë vendimin e saj.

Por në rast se ky sezon i kampionatit anglez nuk rifillon dhe vendimi KAS ku Citiziens shpresojnë të fitojnë pafajsinë nuk vjen, federata angleze e futbollit do të jetë e detyruar të dërgojë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm menjëherë dhe Manchester City do të mbetet jashtë Championsit për sezonin 2020-2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës, pozicionohet në vendin e 2-të të Premier League por në rast se përgjigjia e apelimit të vendimit të FIFA-s për ta pezulluar me 2 vite nuk vjen atëherë jo vetëm që City do të mbetet jashtë Europe por do të rrezikojë të humbasë edhe disa nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në merkato si Kevin De Bruyne.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment