LIVE UPDATES
Ekonomi

Pandemia u tregua fatale me meshkujt e rinj shqiptarë, vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në vitin 2020

27 Maj 2021, 05:23 Nga DOSJA

TIRANË– Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë. Por, të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19. Vdekjet e burrave u rritën me 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave. Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Grup-mosha e meshkujve 35-39 vjeç me rritjen më të lartë të fataliteteve

Sipas grup-moshave, pandemia ka dhënë pasoja fatale nga mosha 35 vjeç e lart.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar humbjet e jetëve të meshkujve 35-39 vjeç, me rreth 54% më shumë se në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi. Rritje dyshifrore konstatohet edhe për grup-moshat nga 40-50 vjeç, por me ritme më të ulëta. Ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç ka një shtim të fataliteteve midis 30-40% (shih grafikun: Rritja e vdekjeve 2020/2019, sipas gjinisë dhe grup-moshave).

Të dhënat e tjera të Eurostat, që i publikoi me bazë vjetore tregojnë se në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. P.sh, në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, meshkuj).

Tek femrat, rritja më e lartë e fataliteteve ishte për grup-moshën 70-74 vjeç, me 45%. Ashtu si me meshkujt, vdekshmëri të lartë kishte edhe grup-mosha 35-39 vjeç, me 30%. Nga mosha 40-50 vjeç për femrat nuk u shënua asnjë fatalitet shtesë në 2020-n.

Në të kundërt, në 2020-n, vdekshmëria e të rinjve, nën 30 vjeç ka shënuar rënie të ndjeshme, teksa karantina dhe mbyllja e shkollave vlerësohet se kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim.

Allkja: Vdekjet në moshat e reja u rritën nga Covid-19, është spekuluar më të dhënat

Tashmë kur kaluar më shumë se një vit nga startimi I epidemisë Covid-19 në Shqipëri diskutimi është mbi statistikat. Mjeku Ilir Allkja tha se, qeveria e retushoi situatën, madje guxoi që nga të zezë ta ngjyrosë atë me rozë.
“Ministrja e Shëndetësisë vetëglorifikohet, ndërsa “ekspertët e komitetit ”certifikojnë “menaxhimin e artë”. Kryeministri kritikon seriozisht vendet më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë. Por ku nuk retushon dot qeveria? Vdekjet, doemos nuk gënjen dot.
Shifrat e vdekjeve që raporton INSTAT janë akuza e drejtpërdrejtë se epidemia e covid-19 në Shqipëri ka bërë kërdinë. Nga qeveria janë raportuar zyrtarisht rreth 131 mijë pacientë të prekur nga covid-19, ndërsa është ë sigurte prekur realisht më shumë se sa 2 milionë shqiptarë. Nga qeveria janë raportuar rreth 2,400 vdekje por në popullatë vetëm nga covid-19 kanë ndodhur mbi 15 mijë vdekje.

“Ekspertët” e qeverisë theken të mbrojnë tezën se vdekjet e shtuara gjatë vitit 2020 kanë ndodhur për shkak të patologjive të tjera. Unë kam një pyetje për këta “ekspertë”: – Si e shpjegoni ju faktin, sipas te dhënave nga INSTAT, që vdekjet ne grup-moshën 35-39 vjeç për vitin 2020 u rriten me 54%. A është shkak Covid-19? Kjo grup moshe realisht është e shëndetshme, dhe është e vështirë të gjesh të sëmurë kronikë në këtë fashë. Në vitin e kaluar e deri tani shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vdekjeve kalon numrin e lindjeve, duke certifikuar panik tek çdo shqiptar se, nën këtë qeveri, shqiptarët janë një popull në zhdukje. Menaxhimi skandaloz, fshehja e të dhënave, paniku i përhapur në mënyrë pingule, nga lart poshtë, duan t’i tregojnë shqiptarëve se jeta nuk vlen para propagandës”, thote dr.Allkja.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni