Politike

“Pandemia thelloi pabarazitë”/ Meta apel në ditën ndërkombëtare të PAK: Qeveria të kujtojë detyrimet për trajtimin e tyre

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit është shprehur se pandemia ka thelluar më shumë pabarazitë që ekzistonin më parë, duke shtuar se kjo gjë ka bërë që  Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve gjatë kësaj periudhe. 
Featured image of article: “Pandemia thelloi pabarazitë”/ Meta apel në ditën ndërkombëtare të PAK: Qeveria të kujtojë detyrimet për trajtimin e tyre Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të personave më aftësi të kufizuar  ka bërë apel që të ketë më shumë ndërgjegjësim, për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit është shprehur se pandemia ka thelluar më shumë pabarazitë që ekzistonin më parë, duke shtuar se kjo gjë ka bërë që  Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera Meta ka thënë se qeveria duhet të kujtojë detyrimet që ka ndaj kësaj kategorie,

POSTIMI I METËS: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na ndërgjegjëson sot për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e tyre në çdo aspekt të zhvillimit të vendit. Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë” Edhe në kushte normale, Personat me Aftësi të Kufizuar kanë patur më pak mundësi për akses në sistemin shëndetësor, në shkollim apo në punësim, ndërkohë që në kushtet e pandemisë, kjo situatë përkeqësohet shumë më tepër. I bëj thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie. Realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment