Sport

Pandemia nxjerr në “pozicion jashtë loje” bilancet e UEFA-s, publikohet raporti: Ja dëmi financiar i klubeve

Në detaje, në vitet 2019/2020 dhe 2020/2021, klubet në të gjitha nivelet e futbollit evropian kanë humbur gjithsej 9 miliardë euro.
Featured image of article: Pandemia nxjerr në “pozicion jashtë loje” bilancet e UEFA-s, publikohet raporti: Ja dëmi financiar i klubeve UEFA

EUROPË- UEFA ka publikuar raportin vjetor sa i përket financave dhe si pandemia ka ndikuar në këtë sektor. Në detaje, në vitet 2019/2020 dhe 2020/2021, klubet në të gjitha nivelet e futbollit evropian kanë humbur gjithsej 9 miliardë euro.

“Në raportin e vitit të kaluar unë thashë që futbolli evropian ishte i fortë, i bashkuar, elastik dhe i gatshëm për sfida të reja. Por askush nuk parashikoi që do të duhej të përballeshim me sfidën më të madhe të kohërave moderne në sport dhe shoqëri – shpjegoi Ceferin -. Megjithatë, falënderime për gati një dekadë të lojës së ndershme financiare, futbolli evropian vështirë se mund të ketë qenë në një pozitë më të mirë financiare “.

Siç tregon raporti, të ardhurat e klubeve të mëdha ishin ngritur me një rritje vjetore prej 8.2%, 711 klubet e ligave më të mira shtuan 1.9 milion euro në të ardhurat e tyre në 2019, ndërsa fitimet operative ishin të dytat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Rezervat e parave të gatshme dhe bilancet e klubeve ishin më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë. Raporti tregon me shumë detaje se sa shkatërruese ka qenë pandemia për financat e klubeve, por edhe se si futbolli evropian ka punuar së bashku për të shmangur një krizë edhe më të madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

38 kampionatet kryesore ishin në gjendje të përfundonin sezonin 2019/2020 dhe të gjitha ligat arritën të rinisnin në 2020/21. Kjo u ka kursyer klubeve rreth 2 miliardë euro në gjobitje dhe rimbursime në kontratat me të drejtat televizive. Sidoqoftë, raporti tregon se parashikimi aktual i të ardhurave të humbura në periudhën 2019-21 është 7.2 miliardë euro për futbollin e nivelit të lartë profesional dhe 1.5 miliardë euro për atë të kategorive të ulëta.

Çdo nivel dhe çdo sektor i futbollit profesionist është goditur rëndë. Klubet që varen shumë nga pjesëmarrja e tifozëve në stadium janë goditur veçanërisht rëndë nga pandemia. Raporti gjithashtu hulumton në detaje ndikimin e pandemisë sa i përket transferimeve dhe tregon se shpenzimet nga klubet evropiane në verën e vitit 2020 u ulën me 39% krahasuar me rekordin e verës 2019 dhe me 30% krahasuar me mesataren e tre sezoneve të mëparshme. Raporti gjithashtu dokumenton sezonin aktual dhe shikon të ardhmen. Përkundër pandemisë që uli tifozët në stadiume me 210 milion, interesi i përgjithshëm në futbollin evropian mbetet më i lartë se kurrë.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment