Bota

Pandemia mund të shtyjë datën e zgjedhjeve në Bullgari/ Tanya Tzaneva: Vendimi do të varet nga situata e epidemisë

Komisionit Qendror Zgjedhor (ZIK), Tanya Tzaneva ka thënë se nëse situata nga pandemia vjen duke u përkeqësuar do të shqyrtohet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk është plotësisht e qartë se si do të votonin qytetarët që janë në karantinë.
Featured image of article: Pandemia mund të shtyjë datën e zgjedhjeve në Bullgari/ Tanya Tzaneva: Vendimi do të varet nga situata e epidemisë Foto ilsutruese

BULLGARI-Pandemia mund të shtyjë datën e zgjedhjeve në Bullgari. Sipas mediave të huaja zëdhënësja e Komisionit Qendror Zgjedhor (ZIK), Tanya Tzaneva ka thënë se nëse situata nga pandemia vjen duke u përkeqësuar do të shqyrtohet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas ligjit zgjedhor, nuk është e qartë se si votojnë qytetarët që janë në karantinë. Kemi kohë deri në fund të marsit. Vendimi mund të merret bazuar në situatën e epidemisë”, tha Tzaneva.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rast se nuk do të ketë ndryshim, koha e vendosur për të mbajtur zgjedhjet në Bullgari është është muaji mars i vitit 2021. Sakaq që prej fillimit të pandemisë në Bullgari, janë shënuar 4.347 viktima dhe 151.913 raste pozitive me Covid-19.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment