Rajoni

Pandemia/ Maqedonia e Veriut jep 470 mln euro për ekonominë, Zaev: Për çdo punëtor do të japim deri në 355 euro në muaj, përfitim edhe për prindërit që mbajnë fëmijët e personat pa pension

Kryeministri, Zoran Zaev i shoqëruar nga Nënkryetari dhe ministrat e Çështjeve Ekonomike, në takimin e sotëm të qeverisë paraqiti planin e katërtë ekonomik të qeverisë, i cila do të ketë një shifër prej 470 milionë eurosh.
Featured image of article: Pandemia/ Maqedonia e Veriut jep 470 mln euro për ekonominë, Zaev: Për çdo punëtor do të japim deri në 355 euro në muaj, përfitim edhe për prindërit që mbajnë fëmijët e personat pa pension Zoran Zaev

MAQEDONI– Kryeministri i Maqedonisë Veriore,  Zoran Zaev ka prezantuar ditën e sotme planin e katër të masave ekonomike, kundër krizës së shkatuar nga Covid-19, për të ndihmuar qytetarët, kompanitë dhe puntorët. Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga nënkryetari dhe ministrat e Çështjeve Ekonomike, më takimin e sotëm të qeverisë paraqiti planin e katër ekonomik të qeverisë, i cila do të ketë një shifër prej 470 milionë eurosh.

Ndër masat e planifikuar është mbështetja e kompanive për pagesën e puntorëve për tre muajtë e fundit, në mënyrë që të sigurohet, që ata mos të largohen nga puna. Gjithashtu parashikohet një ulje e interesit bankar për kompanitë që do të marrin kredi dhe mbështetje për pensionistët, personat e papunë, arsistët si dhe për personat mbi 64 vjeç që nuk marrin pensione apo që nuk kanë të ardhura nën 245 euro në muaj.

Mbëshetja ekonomike do të jetë shkallë-shkallë dhe ajo do të kapë shumën nga 235 euro deri në 355 euro në muaj për punëtor”, tha kryeministri Zaev, sipas të cilit me këtë masë do të ruhen gjithsej 250 mijë vende pune.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe në Kosovë, ditën e sotme ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka lajmëruar se qeveria ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment