Bota

Pandemia dëmton lokalet e komunitetit LGBT, pasojat mund të jenë shkatërruese. Pronarët të shqetësuar: Nëse mbyllen ku do shkojnë njerëzit?

Minko i cili e ka hapur lokalin e tij në vitin 2016 shprehet se nuk e ka mbyllur asnjëherë...deri kur pandemia preku fuqishëm SHBA-në.
Featured image of article: Pandemia dëmton lokalet e komunitetit LGBT, pasojat mund të jenë shkatërruese. Pronarët të shqetësuar: Nëse mbyllen ku do shkojnë njerëzit? Foto ilustruse
Përditësuar:

SHBA– Pandemia po prek dhe bizneset për homoseksualët. I tillë është lokali ‘Albi Lounge’ në Amerikë i cili është në pronësi të Alexi Minko, gjithashtu antar i komunitetit LGBT.

Minko i cili e ka hapur lokalin e tij në vitin 2016 shprehet se nuk e ka mbyllur asnjëherë…deri kur pandemia preku fuqishëm SHBA-në.

Lokali që frekuentohet nga homoseksualët është detyruar të mbyllet për muaj të tërë mirëpo ditët e fundit është rihapur nën 1 kusht: Orar të reduktuar.

Minko ka thënë se nuk po e shikon si mundësi mbylljen e tij, pasi lokali që ka në pronësi do të thotë shumë për komunitetin LGBT në lagjen e tij dhe ai është zotuar të sigurohet që ajo të mbijetojë nga pandemia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të ardhurat tona janë ulur. Unë kam biseduar me pronarë të tjerë të bizneseve të vogla dhe disa prej tyre sapo kanë vendosur të heqin dorë. E vërteta e sinqertë është se ka shumë presion të shtuar. Alibi është si një fener shprese dhe nëse e mbyll, atëherë ku shkojnë njerëzit LGBT në komunitetin tim? Është zemërthyse,”-ka thënë Minko.

Pse këto bare kanë kaq rëndësi?

Një pjesë e arsyes që mbyllja e lokaleve si ajo e Minkos është kaq shqetësuese është që baret kanë një rëndësi të veçantë në historinë e komunitetit LGBTI. Ato shpesh përdoren për organizimin dhe aktivitetet e tyre. Pra, këto bare janë një strehë e ngrohtë për të gjithë komunitetin LGBT.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment