Bota

Pandemia i mbylli biznesin/ Çifti i moshuar nga Kina kthehet në ikonë mode duke pozuar me rrobat e harruara në lavanderi (Historia motivuese)

Kështu nga ideja e tyre nipi i çiftit Reef Chang kishte një ide për të hapur një llogari në Instagram për gjyshërit e tij, pasi biznesi jo vetëm që filloi të ngadalësohej për shkak të pandemisë aktuale, por gjyshërit e tij gjithashtu nuk mund të dilnin jashtë
Featured image of article: Pandemia i mbylli biznesin/ Çifti i moshuar nga Kina kthehet në ikonë mode duke pozuar me rrobat e harruara në lavanderi (Historia motivuese) Chang Wan-ji dhe Hsu Sho-er

KINË-Kur bëhet fjalë për stilin dhe modën, mosha nuk ndikon. Kështu çifti nga Kina, Chang Wan-ji, 83 vjeç dhe gruaja e tij Hsu Sho-er, 84 vjeç, të cilët zotërojnë një lavanderi në Tajvanin qendror, janë kthyer në një ikonë mode dhe një motiv për të rinjtë duke pozuar me rrobat që njerëzit kanë harruar në lavender.

Chang Wan-ji dhe Hsu Sho-er

Kështu nga ideja e tyre nipi i çiftit Reef Chang kishte një ide për të hapur një llogari në Instagram për gjyshërit e tij, pasi biznesi jo vetëm që filloi të ngadalësohej për shkak të pandemisë aktuale, por gjyshërit e tij gjithashtu nuk mund të dilnin jashtë.  Kështu që ai donte të bënte diçka për t’i zbavitur dhe për t’i ndihmuar të kalonin mërzinë.

Chang Wan-ji dhe Hsu Sho-er

Kështu që, ai u bë stilist dhe fotograf i tyre mbasi vendosi që ato të dy të pozojnë me rrobat që të tjerët i kishin harruar në lavanderi, fotografi që shumë shpejt u bënë virale në gjithë botën.

Chang Wan-ji dhe Hsu Sho-er

Chang Wan-ji, dhe gruaja e tij  pozuan në vendin ku filluan gjithçka, lavanderia e tyre ku në sfondin e fotove janë makina larëse, rroba të pastra, mure dhe dritare të biznesit të tyre të vogël. Ata pozojnë me rroba shumëngjyrësh dhe shpeshherë i kombinojnë me njëri-tjetrin dhe zemra e shpirti i secilës fotografi janë buzëqeshjet e tyre. Nipi i tyre thotë se ai ishte shumë i befasuar me reagimet e njerëzve.

 

View this post on Instagram

 

如果今天還是秀娥氣勢贏,那我就會告訴萬吉,說應觀眾要求,必須出一篇秀娥特輯! 前幾天VOGUE的文章說到:「有一種愛叫萬吉和秀娥的愛❤️」,這是什麼愛?其實孫子也不知道,但當有人把整套好看的西裝送洗未取,拿來給兩人穿上,就算這次沒有相視而笑,就算衣服來自不同主人,也還是會覺得是情侶裝,這應該就是愛吧? 👴🏼萬吉(身長160) 成套西裝:至少20年以上未取成套雙排扣白西裝 內搭:8年以上未取布達佩斯紀念T(已找到新主人) 腰帶:萬吉的領帶 👵🏼秀娥(身長155) 成套西裝:至少15年以上未取全套卡其西裝 內搭:3年未取白t恤 💡溫馨提醒|洗衣服請記得拿、認同請分享❤️ These old clothes have been abandoned by customers at the laundry for years. Owners of the laundry store, Wanji and Sho-Er who are over 80 years old. Grandson just can’t bear to see them overwhelmed with bore everyday. So, ask them to reinterpret fashion, hoping to let everyone know that age is not a barrier to have fun in fashion and even old clothings can transformed into trendy outfits! 💡A friendly reminder|Don’t forget to pick up your laundry. #有一種愛叫萬吉和秀娥的愛 #萬秀洗衣店 #Wantshow #wantshowasyoung #grandparents – – – #mixandmatch #clothes #ootd #wiw #instafashion #style #fashion #couple #夫婦 #80代 #grandma #grandpa #dappei @dappei_tw #juksyootd @mixfitmag_snap #cool_ootd #plainme_snap #plainme_life #femmefuture @nataliadornellas @irdailystyle @styleshare_kr #classyvision #vintage #古着 #コーディネート #love

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by 萬秀的洗衣店|WANT SHOW as young (@wantshowasyoung) on

Nuk e kisha idenë që shumë të huaj do të interesoheshin për gjyshërit e mi,” tha ai.

Tashmë çifti kanë filluar të kërkohen nga shtëpitë e modës dhe nuk është çudi nëse shumë shpejt i shohim në pasarela të mëdha.

Burimi:indianexpress.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment