
TIRANË– Deputeti Ervin Bushati dhe biznesmeni Agron Shehaj kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin lidhur me pasojat e koronavirusit. Të ftuar në emisionin “Opinion”, Bushati risolli një artikull të mediave të huaj në të cilin shkruhej se në Itali kishte pasur rënie drastike të turizmit.
Shehaj ka ndërhyrë duke kërkuar saktësim nëse bëhej fjalë për të gjithë Italinë apo për vetëm 2 qytete.
PJESË NGA BISEDA:
Bushati: Turizmi në Shqipëri ishte 40% rënie, Itali ka 6% të turizmit që kanë pasur vjet. Ka rënë 94%
Shehaj: Iu thatë në Itali
Bushati: Lexojeni e keni tek CNN, kërkojeni tani.
Shehaj: Pra jo në Itali por Firence dhe Romë.
Bushati: Nuk të ndërhyra, ti fole tre herw. Ndoshta s’ma kupton mua shqipen, por unë ta kuptoj.
(km/dosja.al)