Bota

Pandemia ‘gjunjëzon’ Kinën/ Lideri kinez merr masa të rrepta për ushqimin që hidhet në kosh, Xi Jinping: Veprim i turpshëm!

Përqendrimi tek shpërdorimi i ushqimit, vjen pas përmbytjeve masive në vend që rrënuan të mbjellat dhe çuan në rritjen e çmimit të ushqimeve, e kjo pasi koronavirusi paralizoi ekonominë kineze.
Featured image of article: Pandemia ‘gjunjëzon’ Kinën/ Lideri kinez merr masa të rrepta për ushqimin që hidhet në kosh, Xi Jinping: Veprim i turpshëm! Foto Ilustruese

KINË- Lideri kinez, Xi Jinping, së fundmi ka ngritur një shqetësim në lidhje me shpërdorimin e ushqimit. Ai thotë se vendi tashmë është në krizë pasi pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë vendin. Ndër të tjera  ai thotë se sasia e mbetur e ushqimit që përfundon në mbeturina është një veprim shokues dhe shqetësues.

 “Shpërdorimi është i turpshëm. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për krizën e sigurisë së ushqimit. Pasojat e pandemisë së Covid 19 këtë vit, kanë bërë që alarmi të bjerë fort”- tha Xi në një fjalim para dy ditësh.

Përqendrimi tek shpërdorimi i ushqimit, vjen pas përmbytjeve masive në vend që rrënuan të mbjellat dhe çuan në rritjen e çmimit të ushqimeve, e kjo pasi koronavirusi paralizoi ekonominë kineze.

Ndërkohë autoritetet përkatëse u kërkuan restoranteve të qytetit të ndjekin një sistem të quajtur porosia numër një, sipas të cilit, një grup duhet të porosisë një pjatë më pak se numri i personave në tavolinë. Restorantet ndërkohë duhet të ofrojnë porcione të përgjysmuara ose më të vogla si edhe të ofrojnë kuti për të marrë me vete atë që mbetet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E përballur me tensione me SHBA dhe vende të tjera, siguria  ushqimeve, gjithnjë prioritet për Kinën, është bërë akoma më e rëndësishme.

Burimi:.bbc

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment