Bota

Pandemia e Covid-19/ Revoltohen ekpertët: Është periudha më e rëndë në histori… njërëzit duhen të respektojnë rregullat

Ai përballet me rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, në nivele që kanë stresuar kapacitetet në spitalin ku ai punon në Hjuston të Teksasit. Megjithatë, përditë ai sheh njerëz rrugëve pa maskë, pa mbajtur distancë fizike.
Featured image of article: Pandemia e Covid-19/ Revoltohen ekpertët: Është periudha më e rëndë në histori… njërëzit duhen të respektojnë rregullat Foto ilustruese

SHBA-Teksa rastet me Covid-19 po rriten në të gjithë botën edhe ekpertët janë alarmuar në lidhje me këtë situatës. Ndërkohë së fundmi Dr. Joseph Varon, zyrtari kryesor i mjekësisë në  Qendrën Mjekësore të Bashkuar ‘Memorial’ në Houston,  shprehet i revoltuar në lidhje me rritjen e rasteve dhe sipas tij kjo ka ndodhur pasi njerëzit e kanë injoruar koronavirusin.

Ai përballet me rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, në nivele që kanë stresuar kapacitetet në spitalin ku ai punon në Hjuston të Teksasit. Megjithatë, përditë ai sheh njerëz rrugëve pa maskë, pa mbajtur distancë fizike. Ai thotë se gjatë gjithë jetës së tij situata me Covid-19 është kjo është më e rënda që ka parë.

“Po zhvilloj dy beteja: luftë kundër COVID-it dhe luftë kundër idiotsisë. Njërën e zhvilloj me një farë shprese se do ta fitojmë. Por të dytën e kam gjithnjë e më të vështirë ta kuroj. Kam punuar në mes të tërmeteve, në mes të sulmeve me bomba, në mes të cunameve. Kam punuar pas çdo katastrofe të imagjinueshme. Por kjo është më e rënda që kam parë. Ndoshta pasi është një situatë që vazhdon,”  thotë ai.

Në këtë krizë, personeli mjekësor e ka paguar shtrenjtë dedikimin ndaj misionit të tyre. Shumë mjekë e infermierë janë sëmurur, disa kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në stafin e Dr. Varon, infermierja Chrishtina Mathers rezultoi pozitive për koronavirus javën e kaluar, pasi u sëmur gjatë turnit:

“Diagnoza me koronavirus është gjëja më e rëndë që mund të dëgjosh. Më tronditi shumë. Njerëzit duhet të informohen më shumë. Gjithë kjo betejë, gjithë këto akuza e kundërakuza, janë të panevojshme. Njerëzit duhet të udhëhiqen nga mirësjellja e humanizmi. Duhet të na dëgjojnë ne. Ne nuk po gënjejmë. Përse do të gënjenim,” thotë infermierja Mathers.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sipas   Dr. Varon  shumë prej pacientëve nuk marrin frymë dot pa ndihmën e aparaturave.

Teksasi, Kalifornia dhe Florida janë bërë vija e frontit kundër koronavirusit këtë verë. Deri tani Teksasi është përballur me një dyfishim të rasteve dhe ritmet e vdekshërisë shkuan në 32% vetëm brenda javës së kaluar.

Burimi: abc13.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment