Rajoni

Pandemia e Covid-19, Kosova vendos mbylljen e shkollave në 18 dhjetor, kryeministri Hoti: Jam i kënaqur me masat e marra

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se për shkak të pandemisë dhe të gripit sezonal ka vendosur që të zgjasë pushimin për shkollat.
Featured image of article: Pandemia e Covid-19, Kosova vendos mbylljen e shkollave në 18 dhjetor, kryeministri Hoti: Jam i kënaqur me masat e marra Foto ilustruese

KOSOVË- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është shprehur se ka vendosur që të mbyllin shkollat nga data 18 dhejtor deri në 18 janar të vitit 2021. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se për shkak të pandemisë dhe të gripit sezonal ka vendosur që të zgjasë pushimin për shkollat. Më tej ai u shpreh se për lidhje me kërkesën e tij ka gjetur mbështetje nga Kryeministri Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Zamaj dhe drejtori i IKPSH, Ramadani. Ai gjithashtu i ka kërkuar nxënësve dhe mësuesve që të punojnë sëbashku për të mbyllur vitin shkollor mbarë.

“Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021. Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021. Për mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim.Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor. Bashkë mund të arrijmë suksese në arsim edhe në kushte pandemie,” shkroi ai.

Në lidhje me këto masa ka folur edhe kryeministri Hoti në një prononcim për mediat. Ai ka thënë se përveç këtyre masave do të ketë edhe masa të tjera për festat e fundvitit. Më tej, ai tha se këto masa nuk janë arbitrare dhe se është i kënaqur me protokollet që kanë ndjekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këto masa do të vazhdojnë por do të ketë masa te veçanta për festat e fundvitit. Masat nuk kanë qenë asnjëherë arbitrare. Kemi ndjekur strikt protokollet, unë jam i kënaqur me këtë”, shtoi ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 40 117 persona me Covid ndërsa 1026 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment