Aktualitet

Pandemia e Covid-19/ Greqia shton masat kufizuese, do të lejohet të kalojnë nga Kakavija vetëm 750 persona në ditë. Të gjithë duhet të kenë bërë testin në 72 orët e fundit

Kështu qeveria greke ka vendosur që nga kufiri tokësor i Kakavisë do të lejohen të futen në Greqi vetëm 750 persona.
Featured image of article: Pandemia e Covid-19/ Greqia shton masat kufizuese, do të lejohet të kalojnë nga Kakavija vetëm 750 persona në ditë. Të gjithë duhet të kenë bërë testin në 72 orët e fundit Pamje nga kufiri me Greqine

GREQI-Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, së fundmi Greqia ka shtuar masat kufizuese për parandalimin e Covid-19.

Kështu qeveria greke ka vendosur që kufijtw me Shqipwrinw t’i hap mw 16 gusht dhe nga kufiri tokësor i Kakavisë do të lejohen të futen në Greqi vetëm 750 persona. Po kështu qytetarët që do të hyjnë në Greqi nga pikat tokësore duhet të kenë bërë testin për Covid-19,  në 72 orët e fundit në vendet nga vijnë. Ata duhet të kenë rezultatin negativ të testit me vete.

Po ashtu të njëjtat masa janë marrë edhe për Suedinë , Republikën  Çeke, Belgjikën, Spanjën dhe Hollandën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se së fundmi janë rritur ndjeshëm rastet e reja në Greqi dhe autoritetet kanë bërë të ditur se shumë raste pozitive janë konfirmuar tek personat që vijnë nga jashtë. Deri më tani në Greqi janë regjistruar 212 viktima dhe 5,623 të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment