Bota

Pandemia e Covid-19 godet ekonominë, Zelanda e Re futet ne recesion

Mësohet se produkti i brendshëm bruto (PBB)  e vendit ra 12.2% në tremujorin e parë të fillimit të pandemisë.
Featured image of article: Pandemia e Covid-19 godet ekonominë, Zelanda e Re futet ne recesion Foto Ilustruese

ZELANDA E RE– Zelanda e Re ka hyrë në recesion me një rënie rekord në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë. Sipas mediave të huaja kjo rënie drastike e ekonomisë ka ndodhur për shkka të Covid-19.

Mësohet se produkti i brendshëm bruto (PBB) e vendit ra 12.2% në tremujorin e parë të fillimit të pandemisë.

“Rënia prej 12.2 përqind e PBB-së tremujore është deri tani më e madhja e regjistruar në Zelandën e Re,”- tha agjencia kombëtare e statistikave.

Sipas zëdhënësit të Stats NZ Paul Pascoe, mbyllja e kufijve të kombit që nga marsi gjithashtu pati një ndikim të madh në disa sektorë të ekonomisë,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Industri si shitja me pakicë, akomodimi dhe restorantet dhe transporti panë rënie të ndjeshme të prodhimit sepse ato u prekën drejtpërdrejt nga ndalimi ndërkombëtar i udhëtimit dhe bllokimi i rreptë në të gjithë vendin,” tha ai.

Burimi:DW

(A.K.dojsa.al)

Etiketa:

Shto Koment