Politike

Pandemia dhe lekët e tërmetit, Murrizi: I hëngërt mortja europianët që s’na marrin shembull, 110 mln euro do shkojnë për buzëkuqe e rrush e kumbulla kur këtu kulmon varfëria

VIDEO
Deputeti shtoi se këto para në fakt përfundojnë në duart e qiradhënësve dhe jo për të ndihmuar vërtetë qytetarët. Murrizi komentoi edhe 110 milion eurot që do të shkojnë për 'ridnërtimin' dhe rijetësimin e veprave të kulturës në katër bashki. Sipas Murrizit, nuk është momenti për të bërë shpenzime për rrush e kumbulla apo për buzëkuqe, në një kohë kur këtu sundon varfëria.
Featured image of article: Pandemia dhe lekët e tërmetit, Murrizi: I hëngërt mortja europianët që s’na marrin shembull, 110 mln euro do shkojnë për buzëkuqe e rrush e kumbulla kur këtu kulmon varfëria Myslim Murrizi

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me borxhin e marrë nga qeveria shqiptare. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Murrizi tha se nga lekët e marra, familjet e dëmtuara nga tërmeti marrin vetëm 170 euro ng shteti. 

Deputeti shtoi se këto para në fakt përfundojnë në duart e qiradhënësve dhe jo për të ndihmuar vërtetë qytetarët. Murrizi komentoi edhe 110 milion eurot që do të shkojnë për ‘ridnërtimin’ dhe rijetësimin e veprave të kulturës në katër bashki. Sipas Murrizit, nuk është momenti për të bërë shpenzime për rrush e kumbulla apo për buzëkuqe, në një kohë kur këtu sundon varfëria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“I hëngërt mortja qeveritë europiane që nuk vijnë këtu që të marrin shembull se sa mirë e kemi menaxhuar ne paneminë. I dëgjoj me vëmendje këta të PS-së që flasin dhe me shifra. Zoti Beqaj foli dhe për lekët që kanë marrë në xhepat e tyre. Tha se 23 mln euro qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i kanë marrë në xhepa. Por për 14 mijë familje, I ie 170 euro në muaj për familje. Ky nuk është përfitim. Qiraja nuk është në xhepat e tyre, porn ë ato të qiradhënëse. Nëse kërkoni që ta trumbetoni si sukses të madh për 14 mijë familje të lëna në mes të 4 rrugëve, qofshi ju që jeni. 110 mln euro do të merren për katër bashki dhe ju paskeni ndërmend të restauroni dhe veprat të llojit kulturor. Do të ishte shumë mirë në një kohë tjetër, por jo sot. Këto para nuk po shkojnë për të zhdukur varfërinë por për rrush e kumbulla dhe për buzëkuqe. 15 mln euro merren nga BERZH. Asnjë shpjegim nuk është dhënë në lidhje me këto shpenzime. Respektoj çdo punë për bluzat e bardha, por më vjen shumë për të qeshur kur dëgjoj laborantë. Cilët laborantë? Ato që keni marrë me koncension,”- tha Murrizi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment