Sport

Pandemia Covid-19, UEFA anulon Europianin 2021 për U-19…

Federatat anëtare të UEFA-s janë konsultuar dhe më pas e mbështetën vendimin. Kjo pasi shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj, janë parësosre në rrethanat aktuale
Featured image of article: Pandemia Covid-19, UEFA anulon Europianin 2021 për U-19…
Përditësuar:

ZVICER – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj, për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.

Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin. Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment