Sport

Pandemia Covid-19, Kupa e Francës rrezikon të mos zhvillohet…

Edicioni i 104-t i Kupës së Francës, mund të mos zhvillohet për shkak të masave anti-Covid-19, të vendosura nga qeveria transalpine, e cila edhe sezonin e shkuar e mbylli kampionatin pa përfunduar
Featured image of article: Pandemia Covid-19, Kupa e Francës rrezikon të mos zhvillohet…
Përditësuar:

FRANCE – Vendimi drastik i pritshëm ka tronditur tifozët e futbollit në vendin transalpin, që rrezikoi jo pak edhe kur pezulloi në mars kampionatin. Më parë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Nowl Le Grawt, kishte shprehur dyshimet e tij për mundësinë e zhvillimit të këtij eventi.

Por kryeministri francez, Jean Castex, konfirmoi në “RMC” se do të jetë shumë e vështirë të zhvillohet Kupa e Francës. Kur u pyet nëse ky kompeticion, të paktën këtë sezon ishte “i vdekur”, kryeministri Castex u përgjigj me një “po” të thjeshtë.

Ajo çfarë la të kuptohej, titullari i ekzekutivit francez është në sinkron me presidentin e FFF-së. Le Graet kishte shpjeguar, se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të luajtur Kupën, pasi sezoni duhet të përfundojë në kohë për kampionatin evropian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë, ai ende shpreson të shpëtojë turneun, sepse nuk është vetëm një çështje sportive, por edhe ekonomike. Kupa e Francës sjell në FFF 36 milionë euro midis të drejtave televizive dhe sponsorëve, raporton “Top Chanel”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment