Politike

Pandeli Majko: Nëse nuk fitoj zgjedhjet, do bëhem analist politik! Nuk po bëj shaka…

I ftuar në Dita Jonë në 'A2', Majko, pranoi se ka votues të mërzitur nga PS dhe për këtë arsye tha ai, disa nga figurat e kësaj partie janë vendosur në “vijën e zjarrit” në lista.
Featured image of article: Pandeli Majko: Nëse nuk fitoj zgjedhjet, do bëhem analist politik! Nuk po bëj shaka… Pandeli Majko

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë të ditur se nëse nuk zgjidhet në 25 prill, mendon të bëhet analist politik.

I ftuar në Dita Jonë në ‘A2’, Majko, pranoi se ka votues të mërzitur nga PS dhe për këtë arsye tha ai, disa nga figurat e kësaj partie janë vendosur në “vijën e zjarrit” në lista.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në Dita Jonë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment