Bota

Pamjet tronditëse nga burgu i El Salvadorit/ Të burgosurit me maska, ngjitur njëri me tjetrin, kushtet e mjerueshme

El Salvador po ndjek politikën më të ashpër për të shtypur dhunën dhe krimin. Padyshim, duke sfiduar masat, ai “grumbullon” të burgosurit në qeli si sardele, madje pa qenë në gjendje të lëviznin duart.
Featured image of article: Pamjet tronditëse nga burgu i El Salvadorit/ Të burgosurit me maska, ngjitur njëri me tjetrin, kushtet e mjerueshme Pamje nga burgu
Përditësuar:

AMERIKE LATINE- Autoritetet në El Salvador në Amerikën Latinë duan ti tregojnë botës së si sillen me të burgosurit dhe aplikimet që ata bëjnë kundrejt tyre.

Dhe në kohë pandemie, të burgosurit jetojnë grumbull në qeli mirëpo mbajnë maska.

El Salvador po ndjek politikën më të ashpër për të shtypur dhunën dhe krimin. Padyshim, duke sfiduar masat, ai “grumbullon” të burgosurit në qeli si sardele, madje pa qenë në gjendje të lëviznin duart.

Portat e burgjeve në këtë vend të Amerikës Latine u hapën të premten e kaluar, në mënyrë që rrjetet televizive të mund të regjistrojnë një dokument vizual nga situata që mbizotëron në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fotot duket qartë se masat e mbrojtjes kundër koronavirusit zënë vendin e dytë. E para është burgimi dhe politika e ashpër, e pamëshirshme e  autoriteteve për t’u marrë me krimin.

Kapaciteti i burgut është për 18.051 persona, por sistemi aktualisht mban më shumë se 38,000 të burgosur.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment