Bota

Pamjet shokuese nga Spanja/ Qytetarët sulmuan me ambulancat që po sillnin të moshuarit me koronavirus, spitali i mbingarkuar (VD)

Përmes disa videove që mediat e huaja kanë  publikuar sëfundmi shihet sesi qytetarët spanjoll godasin dhe hedhin gurë  mbi autoambulancat që po sillnin pacientët e moshuar me koronavirus në një qendër të re shëndetësore për t'u kuruar.
Featured image of article: Pamjet shokuese nga Spanja/ Qytetarët sulmuan me ambulancat që po sillnin të moshuarit me koronavirus, spitali i mbingarkuar (VD) Qytetaret ne Spanjë

SPANJË– Spanja po bëhet epiqendra e koronavirusit në Europë, pasi numri i viktimave i kaloi 4 mijë. Për të kuptuar situatën e rëndë në vend, mjaftojnë këto dy video të rënda.

Me  bilancin e frikshëm të viktimave që po raporton çdo ditë e më tepër Spanja, është bërë vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi.

Përmes disa videove që mediat e huaja kanë  publikuar sëfundmi shihet sesi qytetarët spanjoll godasin dhe hedhin gurë  mbi autoambulancat që po sillnin pacientët e moshuar me koronavirus në një qendër të re shëndetësore për t’u kuruar.

Prandaj nga kjo situat policia u desh të ndërhynte për të shpërndarë protestuesit, “mposhtën” azilin e pleqve të prekur nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në videon e dytë shihet sesi është mbipopulluar një spital pranë Valencias, ku korridoret e tij janë plot me njerëz që presin rradhën për t’u trajtuar.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment