Bota

PAMJET që përlotën rrjetin/ Prifti në Çikago shkruan me gjak artificial emrin “Breonna Taylor”, momenti kur vogëlushi shikon me kureshtje

FOTO
Në shumë vende të SHBA-së po mbahen protesta të dhunshme për vrasjen e Breonna Taylor, e së fundmi në Çikago ka shkrimet e bëra në rrugët e qytetit nga një prift kanë përlotur rrjetin.
Featured image of article: PAMJET që përlotën rrjetin/ Prifti në Çikago shkruan me gjak artificial emrin “Breonna Taylor”, momenti kur vogëlushi shikon me kureshtje Vogëlushi duke parë nga afër emrin e Breonna Taylor të shkruar me gjak artificial.

ÇIKAGO– Në mes të protestave masive për mos dënimin e policëve që vranë gruan me ngjyrë Breonna Taylor, një prift në Çikago ka pikturuar emrin e Breonna Taylor në rrugë me gjak artificial.

At Michael Pfleger drejtoi një grup protestuesish në Çikago, Illinois pas vendimit për policët, ku ka përdorur gjak artificial për të pikturuar emrin e Breonna Taylor në rrugë.
E pranë emrit të Taylor të shkrur në rrugë me gjak shihet një djalë i vogël i cili lexon me kureshtje emrin “BREONNA”.

Ndërkohë që prifti shprehet se fëmijët në Amerikë kanë parë nivele ekstreme të traumës për shkak të këtyre ngjarjeve tragjike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment