Aktualitet

PAMJET NGA OPERACIONI: Drogë nga Shqipëria me xhiro 6 mln euro, shkatërrohet organizata kriminale, 7 shqiptarë të përfshirë

Të gjithë kishin krijuar një laborator profesional i organizuar dhe i pajisur për kultivimin e kanabisit në një shtëpi të braktisur në Avlona, në periferinë e Atikës.
Featured image of article: PAMJET NGA OPERACIONI: Drogë nga Shqipëria me xhiro 6 mln euro, shkatërrohet organizata kriminale, 7 shqiptarë të përfshirë Pamje nga operacioni

GREQI– Departamenti i Antidrogës në policinë e Athinës në bashkëpunim me nëndrejtorinë e antidrogës në Selanik, atë në Patra dhe me zyrën e DEA-s Amerikane kanë shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Sipas mediave greke, në prangat e Policisë greke kanë përfunduar tetë persona,  shtatë prej të cilëve ishin shqiptarë, ndërsa vetëm një gjerman. Megjithatë identitetet e tyre nuk janë bërë me dije. Të gjithë kishin krijuar një laborator profesional i organizuar dhe i pajisur për kultivimin e kanabisit në një shtëpi të braktisur në Avlona, në periferinë e Atikës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë operacionit janë konfiskuar 1,800 fidanë hidroponikë kanabisi, më shumë se një kilogram kokainë dhe 44,3 kg kanabis sativa. Hetimet nisën për një organizatë kriminale që importonte kanabis të papërpunuar nga Shqipëria dhe e trafikonte atë në territorin grek. Më pas u mësua se anëtarët e grupit tregëtonin kokainë dhe kultivonin kanabis, për ta transportuar më pas në tregun e brendshëm dhe atë evropian.

Gjithashtu janë konfiskuar gjithashtu 6 automjete, 11,505 euro, një pistoletë me 41 fishekë, pajisje për laboratorin hidropoinik. Sipas vlerësimeve të bvëra nga ekspertët, organizata kishte 6 milionë euro xhiro nga trafikimi i lëndëve narkotike.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment