Aktualitet

Efektivë të armatosur “deri në dhëmbë”/ Dalin pamjet e aksionit ZAD ku u arrestuan 11 persona, qentë gjejnë kokainë në banjë

VIDEO
Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë, ZAD. Policët të "armatosur deri në dhëmbë" kryejnë kontrolle në banesat e të arrestuarve.
Featured image of article: Efektivë të armatosur “deri në dhëmbë”/ Dalin pamjet e aksionit ZAD ku u arrestuan 11 persona, qentë gjejnë kokainë në banjë Pamje nga aksioni
Përditësuar:

Itali- Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë që u zhvillua në Itali dhe Shqipëri. Efektivët e policisë kanë kontrolluar me qen nëpër banesat e trafikantëve, ku kanë gjetur edhe lëndë narkotike të llojtit kokainë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme oficerët italianë kanë kontrolluar me detaje në banesat e të arrestuarve, ku banjën e një shtëpi është gjetur një sasi droge.  Ndërkohë policia shqiptare ka kryer kontrolle në banesat e të arrestuarve Florjan Palaj, 32 vjeç dhe Ilia Deda, 49 vjeç, ku efektivët kanë qenë të “armatosur deri në dhëmbë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia shqiptare në bashkëpunim me Policinë italiane finalizoi operacionin “Zad” ku janë arrestuar 11 persona.  Mësohet se Florjan Palaj kishte rolin e ndërmjetësuesit me blerësit e kokainës, ndër Deda ishte personi që rishiste drogën.  Të arrestuarit rrezikojnë nga 20 vite burg. Ata akuzohen për  “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim”

J.V/Dosja.al 

Shto Koment