Rajoni

PAMJET e papublikuara më parë/ Thaçi duke u intervistuar në Hagë për krime lufte, rrjeti mbushet me fotot e kosovarëve të vrarë nga serbët: Zgjohu o shtet

FOTO
Në foto duken pamje horror, ku shihen disa burra të vdekur, të shtrirë përtokë dhe të masakruar nga ushtria serbe.
Featured image of article: PAMJET e papublikuara më parë/ Thaçi duke u intervistuar në Hagë për krime lufte, rrjeti mbushet me fotot e kosovarëve të vrarë nga serbët: Zgjohu o shtet Presidenti Thaçi

KOSOVË– Në një kohë që sot bëhen 4 ditë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto ku shihen qytetarë kosovarë të vrarë në mënyrë barbare gjatë luftës së Kosovës.

Këto foto janë të publikuara nga një faqe në Facebook, “UÇK-Djepi i lirisë”,  (jo faqe zyratre e UÇK-së), e menjëherë pas publikimit janë bërë virale në rrjet por nuk dihet nga kush janë publikuar  fillimisht.

Në foto duken pamje horror, ku shihen disa burra të vdekur, të shtrirë përtokë dhe të masakruar nga ushtria serbe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi ne Facebook.

E krahas fotove faqja që i ka publikuar ka shkruar: 18+
Foto që bëhen publike për herë të parë. Pra Serbet janë atë që bënë krime në Kosovë. Zgjohu o shtet mos fli.”

Për ditë rresht Presidenti Thaçi është intervistuar nga 6 orë, teksa të martën dhe të mërkurën, zgjodhi edhe të mos prononcohej për mediat. Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

A.C/Dosja.al

Shto Koment