Virale

‘Jam e tmerruar nga kjo papërgjegjshmëri’/ Kritikoi Bashën për mitingun, PAMJET që nuk pa sot Manastirliu, ç’po ndodh tek parku ‘Rinia’, njerëzit si ‘mizë lisi’

FOTO
Pafund qytetarë janë mbledhur në parkun "Rinia" duke bërë që masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në zonë nuk ka asnjë efektiv policie që të 'zgjojë' ndërgjegjien e qytetarëve që harruan pandeminë.
Featured image of article: ‘Jam e tmerruar nga kjo papërgjegjshmëri’/ Kritikoi Bashën për mitingun, PAMJET që nuk pa sot Manastirliu, ç’po ndodh tek parku ‘Rinia’, njerëzit si ‘mizë lisi’ Ogerta Manastirliu

TIRANË– Pas më shumë se tre muajve karantinë, vendi është hapur ndaj masave të marra për parandalimin e pandemisë.

Por qytetarët e ekzaltuar nga liria duket se e kanë harruar rrezikun dhe janë dyndyr nëpër hapësirat publike për të shijuar ditët e gjata të verës.

Pafund qytetarë janë mbledhur në parkun “Rinia” duke bërë që masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në zonë nuk ka asnjë efektiv policie që të ‘zgjojë’ ndërgjegjien e qytetarëve që harruan pandeminë.

Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kritikoi kryedemokratin Lulzim Basha për grumbullimin e qytetarëve në një takim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie,”-shkruante Manastirliu.

Po këto pamje në mes të Tiranës i ka parë gjë? Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 1143 raste të infektuara, ndërsa qyteti më i prekur është Tirana.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment