LIVE UPDATES
Aktualitet

Pamjet e papublikuara nga makina e prokurorit Ndoja, momenti kur kominoshet e bardha nxjerrin dosjet misterioze (Video)

5 Nëntor 2019, 21:48 Nga DOSJA
Pamjet e papublikuara nga makina e prokurorit Ndoja, momenti kur kominoshet e

TIRANË– Janë publikuar pamjet brenda makinës së prokurorit Arjan Ndaja ku mbeti i plagosur vetë prokurori, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku.

Në videon e publikuar nga OraNews, shihet sesi anëtarë të grupit hetimor, veshur me kominoshe të bardha nxjerrin disa prej dosjeve të gjetura në një thes brenda bagazhit të makinës.

Në pamje duken hetuesit e policisë shkencore që kryejnë kontrollin e automjetit që drejtohej nga Andi Maloku, shoferi i prokurorit. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për përmbajtjen e materialeve pasi po verifikohen nga grupi hetimor, ndërsa ka dyshime të forta se dosjet që Prokurori Ndoj mbante në makinë lidhen me çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë pasditen e sotme u bë e ditur se dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja pronave të gjykatësit të vrarë disa vitë më parë, Skerdilajd Konomi janë gjetur në në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, ditën që iu bë atentati.

Vetë Ndoji u shpreh se dosjet e gjetura nuk janë ato të vjehdura nga Prokuroria por të një studioje ligjore të cilën e drejton vetë ai ku ofron konsulencë ligjore.

Kujtojmë që ditën e sotme në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja pellumb muharremi atentat prokurorit arjan ndoja pellumb muharremi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj