AktualitetVirale

Pamjet e GALLATËS/ Policia kap mat pronarët e lokalit, njëri fshihet pas banakut…tjetri në tualet, i tradhtoi qepeni… fuqinë e marrin GRATË (VD)

Siç shihet në pamje, sapo kanë hasur policinë, njëri prej tyre është fshehur në tualet, tjetri pas perdes tek banaku, ndërsa fuqinë për t’u përballur me ligjin e ka marrë e zonja e shtëpisë.

TIRANE– Masat e marra nga autoritetet shumë qytetarëve iu janë dukur të ashpra dhe të tepruara. Pavarësisht se kafenet duhet të qëndrojnë mbyllur, këtë mendim nuk e ndan ky grup personash që vendosën të sfidojnë ligjin.

Policia i ka diktuar pasi gjysma e qepenit të lokalit ka qenë e hapur, dhe brenda ka gjetur pronarët. Siç shihet në pamje, sapo kanë hasur policinë, njëri prej tyre është fshehur në tualet, tjetri pas perdes tek banaku, ndërsa fuqinë për t’u përballur me ligjin e ka marrë e zonja e shtëpisë.

Pavarësisht makinacioneve, ky vendim grupit të të pabindurve iu ka kushtuar një gjobë prej 100 mijë lekësh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria po përballet këtë javë me fluksin e pandemisë COVID-19. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment