Aktualitet

Pamjet e bazës së armëve pranë vilës së Nehat Kullës! Enver Jamaku e takoi Cukalin për herë të parë në varrimin e ish-gjeneralit, porosia: Dua dy pistoleta, me silenciatorë

Pamjet e mëposhtme vijnë pikërisht nga magazina në Tufinë, që dikur ka qenë pjesë e ushtrisë, e ndërsa sot është për përdorimin e aktivitetit privat. Ndërkohë në kërkim si pjesë e grupit të ‘shkatërruar’ një ditë më parë, është edhe një i afërm i Nehatit, Akil Kulla.
Featured image of article: Pamjet e bazës së armëve pranë vilës së Nehat Kullës! Enver Jamaku e takoi Cukalin për herë të parë në varrimin e ish-gjeneralit, porosia: Dua dy pistoleta, me silenciatorë Nehat Kulla dhe pamje të armëve

TIRANË– Një nga 18 bazat e grupit kriminal për modifikimin e armëve dhe municioneve luftarake që policia sekuestroi një ditë më pare, rezulton të jetë shumë pranë vilës së Nehat Kullës, ish-gjeneralit të vitit të rrëmujshëm 1997, i cili tashmë ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Pamjet e mëposhtme vijnë pikërisht nga magazina në Tufinë, që dikur ka qenë pjesë e ushtrisë, e ndërsa sot është për përdorimin e aktivitetit privat. Ndërkohë në kërkim si pjesë e grupit të ‘shkatërruar’ një ditë më parë, është edhe një i afërm i Nehatit, Akil Kulla.

Sot, Dosja.al raportoi se Policia e shtetit po bën verifikime nëse armët janë përdorur për krime të tjera dhe arsenali është dërguar në laboratorin e Policisë së Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, A2CNN shkruan se bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, i cili zbardhi edhe atentatin ndaj Gjon Menës, ka treguar dhe mënyrën se si është njohur me Gjergj Cukalin, i arrestuar për urdhërimin e vendosjes së tritolit ndaj Menës në Kamëz. Kontaktet e para sipas tij ishin bërë nëpërmjet një personi të tretë, ku Cukali kishte porositur një kallashnikov por takimi i parë u bë në varrimin e Nehat Kullës, në Tujan, në qershor të vitit 2020.

Sipas Jamakut, këtu Cukali i kishte bërë porosi për dy armë të llojit pistoletë. Sipas tij, armët që donte ishin me silenciator si dhe 15 fishekë. Pasi i kishte siguruar, Jamaku ia kishte shitur Gjergj Cukalit. Enver Jamaku ka thënë në prokurori se emrin e Cukalit e kishte të regjistruar me emrin “Lashi” në Ëhatsapp, kjo për shkak se miqtë e tij e thërrisnin në këtë emër.

Ditën e djeshme u arrestuan 7 persona, dy prej të cilëve, Edmond dhe Enver Jamaku, të cilët janë prangosur më herët, për atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamzë, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt 2021. Pesë të arrestuarit e tjerë janë: Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Arben Sufa dhe Bujar Jaupi. Policia e Shtetit njoftoi se të shpallur në kërkim janë: Sokol Gjura dhe Akil Kulla.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment