BotaDiaspora

PAMJET brenda skafit/ Drogë me vlerë 4 mln euro drejt Italisë, e pëson keq shqiptari, GfD kërkon destinacionin

Pas disa informacioneve të marra nga rrugë operacionale Guardia di Finanza kanë zbuluar marijuhanë dhe hashash poshtë një skafi të vogël. Droga e kopresuar ishte fshehur poshtë dyshemesë së skafit, por arriti të zbulohej gjatë kontrolleve.
Featured image of article: PAMJET brenda skafit/ Drogë me vlerë 4 mln euro drejt Italisë, e pëson keq shqiptari, GfD kërkon destinacionin Pamje nga aksioni

BRINDISI– Një 30-vjeçar shqiptar nga Vlora, i identifikuar me inicialet E. I., ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi u kap me 4 milionë euro drogë në portin e Brindisit në Italia.

Pas disa informacioneve të marra nga rrugë operacionale Guardia di Finanza kanë zbuluar marijuhanë dhe hashash poshtë një skafi të vogël. Droga e kompresuar ishte fshehur poshtë dyshemesë së skafit, por arriti të zbulohej gjatë kontrolleve.

Mediat italiane kanë publikuar pamje nga operacioni mbi skafin dhe momentin kur droga zbulohet nga agjentët e GdF. Mendohet se nëse droga do të kapte shumën e 4 milionë eurove nëse do të arrinte që të tregëtohej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tanimë mjeti lundrues, 6 metra i gjatë është sekuestruar ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar destinacionin dhe “porositësit” e lëndës narkotike.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment