Dikur

Pamje të rralla/ Si mësynte krimineli famëkeq serb Arkani në banka, foto të papublikuara më parë

Fotot janë publikuar nga media Antena M dhe janë marrë nga policia suedeze. Në pamje shihen tre persona që futen brenda në bakë. Një prej tyre qëndron në derë dhe shikon jashtë ndërsa dy të tjerët rrinë brenda.
Featured image of article: Pamje të rralla/ Si mësynte krimineli famëkeq serb Arkani në banka, foto të papublikuara më parë Foto nga grabitja
Përditësuar:

TIRANË– 40 vite pasi krimineli famëkeq serb bënte kërdinë në grabitje dhe vrasje janë publikuar disa foto të rralla. Bëhet fjalë për një grabitje të ndodhur në Suedi, teksa grupi i Zeljko Raznatovic, i njohur me nofkën “Arkan”, mësyn në një bankë.

Fotot janë publikuar nga media Antena M dhe janë marrë nga policia suedeze. Në pamje shihen tre persona që futen brenda në bakë. Një prej tyre qëndron në derë dhe shikon jashtë ndërsa dy të tjerët rrinë brenda.

Të përfshirë në këtë vjedhje ishin, Arkanit, Giovanni Di Stefano dhe Slobodan Kole Kostovski.

Di Stefano ishte një italian, një biznesmen i dyshimtë që kishte lidhje me njerëz “të fuqishëm” e të dyshimtë.

Ndërsa Kostovski, i lindur në Novi Pazar (Serbi), ka vazhduar karrierën e tij kriminale edhe në ditët që flasim. Ai është dënuar me 19 vjet burg në Brazil nën akuzën e trafikut të kokainës dhe vetëm një vit më parë është arratisur.

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic i njohur si Arkani është një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. Arkani njihet edhe si udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për masakra gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë.

Zheljko Razhnjatovic u martua me Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, një nga këngëtaret më në të Serbisë dhe së bashku kanë një vajzë, Anastasija, e cila ekspozon jetën luksoze në rrjetet sociale.

Arkani u vra në vitin 2000 dhe vdekja e tij ishte shumë e mistershme. Ende sot mbetet enigmë.

(F.M.DOSJA.AL)

Shto Koment