Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon me thikë një e nga një besimtarët në xhami, edhe me plagë në trup iu larguan me vrap

VIDEO
Dy besimtarët, të cilin ishin ulur dhe po lexonin Kuranin janë kapur në befasi duke mos reaguar në kohë ndaj sulmit me thikë.
Featured image of article: PAMJE TË RËNDA! Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon me thikë një e nga një besimtarët në xhami, edhe me plagë në trup iu larguan me vrap Pamje nga sulmi në xhami

TIRANË– Publikohen pamje nga momenti i sulmit të Rudolf Nikollës brenda xhamisë “Dine Hoxha”, pak ditë më parë në Tiranë. Dosja.al ka siguruar videon nga momenti i sulmit me xhami, ku shihet 32-vjeçari shihet teksa vrapon dhe qëllon të parin person që sheh në xhami. Dy besimtarët, të cilin ishin ulur dhe po lexonin Kuranin janë kapur në befasi duke mos reaguar në kohë ndaj sulmit me thikë.


Por kur kanë kuptuar çfarë po ndodhte edhe pse të plagosur kanë nisur që të vrapojë dhe t’i shpëtojnë nga duart të riut. Ky i fundit është shprehur sot në gjyq se është përndjekur për 1 vit, ndërsa theksoi se i njeh me fytyrë të gjithë besimtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur. Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment