Bota

Pamje të rënda!  Momenti kur burri qëllon për vdekje 20-vjeçarin në mes të ditës, arsyet mbeten mister

VIDEO
Në pamjet e bëra virale shihet një i ri duke ecur nëpër rrugët e Broënsvill ku disa sekonda më pas, i afrohet  një burri, nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi të.
Featured image of article: Pamje të rënda!  Momenti kur burri qëllon për vdekje 20-vjeçarin në mes të ditës, arsyet mbeten mister Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA– Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka publikuar pamjet tronditëse të një personi të armatosur duke qëlluar për vdekje një burrë në mes të ditës në Brooklyn, e më pas e ka larguar.

Në pamjet e bëra virale shihet një i ri duke ecur nëpër rrugët e Brownsvill ku disa sekonda më pas, i afrohet  një burri, nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi të.

Pasi përfundon ‘qëllimin’ ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se  si pasojë e sulmit ka mbetur i vdekur Deondrayt Moore, i cili mori një plumb në kokë. Ndërsa një kalimtare e çastit, e identifikuar si Shaquana Fields, u qëllua në gjoks e kraharor, e si pasojë ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se në bazë të pamejve filmike policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e autorit.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment