BotaSociale

Pamje të rënda/ Ish i dashuri i hyn në shtëpi, pas rrahjes barbare e therr me thikë

Në  momentin e ardhjes së policisë, djali ja vuri ish të dashurës së tij thikën në fyt, dhe e kërcënoi policinë se do t'a vriste atë nëse ata afroheshin.
Featured image of article: Pamje të rënda/ Ish i dashuri i hyn në shtëpi, pas rrahjes barbare e therr me thikë

ANGLI – Aaron Marsden Booth, nga Glossop, Derbyshire në Angli, është dënuar me 14 vite heqje lirie pasi i hyri në shtëpi ish të dashurës së tij dhe e rrahu atë barbarisht.

27-vjeçari hyri vjedhurazi në shtëpinë e  Zahra Rechelle, pasi kjo e fundit i kishte dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Zahra, 31 vjeç në momentin që ka parë ish të dashurin e saj jashtë shtëpisë, duke tentuar të hyjë ka telefonuar policinë dhe e ka lajmëruar atë për situatën, gjatë telefonatës ajo i ka thënë policisë se i dashuri i saj do t’a vriste dhe se ata duhet të nxitonin.

Pasi ka arrirë të hyjë në shtëpi, 27-vjeçari ka nisur ta rrahë vajzën barbarisht, duke i thyer asaj hundën dhe një pjesë të nofullës.

Pamje pas dhunes barbare nga ish i dashuri i saj
Zahra Rechelle

Më pas, ndërsa ajo ishte në një gjendje gjysëm e vetëdijshme dhe po mundohej të largohej nga shtëpia duke u zvarritur, ai ka marrë një thikë në guzhinë dhe ja ka ngulur asaj nëpër këmbë.

Në  momentin e ardhjes së policisë, djali ja vuri ish të dashurës së tij thikën në fyt, dhe e kërcënoi policinë se do t’a vriste atë nëse ata afroheshin.

Misioni i policisë doli me sukses, dhe 27-vjeçari u vu në pranga, ndërsa vajza u dërgua në spital për ndihmën e parë.

Gjykata angleze e dënoi Aaron Marsden Booth, me 14  vite heqje lirie.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment