Bota

Pamje të rënda/ E zezë blozë, si duken mushkritë e njeriut pasi ka pirë për vite të tëra cigare

Të zeza blozë, kështu bëhen mushkritë e njeriut pasi pi për vite të tëra cigare.
Featured image of article: Pamje të rënda/ E zezë blozë, si duken mushkritë e njeriut pasi ka pirë për vite të tëra cigare

Shqipëri- Nuk janë të paktë njerëzit të cilët konsumojnë duhan. Por ka edhe shumë rinj, të cilët kosumojnë shumë cigare në ditë.

Por çfarë pësojnë mushkritë nga pirja e cigareve?  Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Daily Mail, aty shfaqen mushkritë e një 52-vjeçari që ka konsumuar cigare.

Mjekët thonë se në vend që të ishin ngjyrë rozë mushkritë e pacientit ishin si qymyr në ngjyrë nga mbetjet e duhanit që ai kishte pirë për vite me radhë.

E në këtë rast mjeku në Kinë u detyrua të refuzojë këto mushkëri të dhuruara që vinin nga një i ndjerë 52-vjeçar, i cili kishte kaluar 30 vjet të jetës së tij duke pirë duhan.

Dr Chen Jingyu, nga Spitali i Wuxi People, tha se ai e kuptoi që ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë transplantin e këtyre mushkërive tek një pacient tjetër në listën e transplantimeve,  pasi pa dëmet e mëdha në organe për shkak të duhanpirjes së gjatë.

Burimi: Daily Mail

J.V.A.C/Dosja.al

Shto Koment