Aktualitet

Pamje të RËNDA! Aksident tek ish-parku në Tiranë, shoferi ‘kamikaz’ nuk ndalet derisa shkel çiklistin, nuk e pa edhe pse ndaloi!

EKSKLUZIVE
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Dosja.al, një makinë del nga parkingu dhe nuk ndalet derisa zbarkon në rrugë duke marrë para edhe një biçikletë.
Featured image of article: Pamje të RËNDA! Aksident tek ish-parku në Tiranë, shoferi ‘kamikaz’ nuk ndalet derisa shkel çiklistin, nuk e pa edhe pse ndaloi! Pamje nga aksidenti

TIRANË– Një aksident ka ndodhur dje në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, pranë ish-Parkut. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Dosja.al, një makinë del nga parkingu dhe nuk ndalet derisa zbarkon në rrugë duke marrë para edhe një biçikletë.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, duket qartë që biçikleta ndalon në momentin që sheh se makina po del, por shoferi duket se nuk e ka pasur mendjen dhe e ka marrë para dhe nuk ndalon derisa mjeti nuk ecën dot më. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk dihet ende nëse shoferi “kamikaz” është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe cila është gjendja e personit që lëvizte me biçikletë. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment