Bota

Pamje ‘shokuese” nga Brazili/ Grabitet “live” gazetarja e CNN, agresori i drejton thikën teksa raportonte para kamerave

VIDEO
Gazetarja i dha gjithë çfarë kërkoi agresori dhe për fat të mirë nuk është lënduar. Ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të tij. 
Featured image of article: Pamje ‘shokuese” nga Brazili/ Grabitet “live” gazetarja e CNN, agresori i drejton thikën teksa raportonte para kamerave Bruna Masado

BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë  ka ndodhur ditën e sotme në Brazil ku gazetarja korrospondente e CNN, Bruna Masado ka rënë pre e një grabitje teksa ishte duke raportuar live në lidhje me rritjen e nivelit të ujit lumin në Sao Paulo.

Në videon e bërë virale shihet se grabitësi  ja kishte “vënë syrin” për ta grabitur për rreth dy minuta para se të futej në veprim.

Në fillim, gazetarja mendoi se qyetari me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti. Por vetëm disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësore, pasi e kërcënoi me thikë duke e detyruar që t’i jepte të gjithë celularët që kishte me vete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja i dha gjithë çfarë kërkoi agresori dhe për fat të mirë nuk është lënduar. Ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të tij.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment