Virale

PAMJE sa 1000 fjalë, lajmi i rremë që tmerroi Tiranën, si u ‘arratisën’ qytetarët për të shpëtuar kokën

LSA ka realizuar disa foto pranë Unazës së Madhe që kalon tek Liqeni i thatë, ku duken qindra makina teksa largohen nga kryeqyteti në drejtim të Elbasanit dhe Durrësit. 

TIRANË– Lajmi i rremë se një tërmet i fuqishëm do të godiste Shqipërinë në orën 11:30 të mbrëmjen së djeshme shkaktoi panik tek qytetarët.

Mijëra banorë të Tiranë, dolën dje jashtë banesave të tyre prej frikës së banesat e tye nuk do të mund ta përballonin një lëkundje si ajo e parashikuara. Shumë prej tyre kaluan natën jashtë.

LSA ka realizuar disa foto pranë Unazës së Madhe që kalon tek Liqeni i thatë, ku duken qindra makina teksa largohen nga kryeqyteti në drejtim të Elbasanit dhe Durrësit.

Ndërkohë të tjerë u mblodhën në sheshet kryesore të Tiranës, bashkë me mjetet e tyre.

Pamje të tilla të shkaktuara nga një lajm i rremë janë të rralla dhe të papërsëritshme.

Për një panoramë të plotë të panikut të shkaktuar tek njerëzit ndiqni galerinë e mëposhtme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment