Bota

Pamje RRËQETHËSE nga Bejruti/ Qyteti dridhet nga shpërthimi, babai i tmerruar për jetën e të birit, nga frika e fut poshtë tavolinës

VIDEO
Në një video të publikuar në rrjetet sociale se një baba i pushtuar nga frika mundohet të bëjë gjithçka që të shpëtojë djalin e tij të mitur.
Featured image of article: Pamje RRËQETHËSE nga Bejruti/ Qyteti dridhet nga shpërthimi, babai i tmerruar për jetën e të birit, nga frika e fut poshtë tavolinës Babai me te birin ne momentin e shperthimit

LIBAN- Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 personave dhe ka plagosur mijëra të tjerë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale se një baba i pushtuar nga frika mundohet të bëjë gjithçka që të shpëtojë djalin e tij të mitur.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por në momentin që ka ndjerë që dridhjet janë shtuar ai së bashku me djalin është futur në tavolinë dhe trupin e tij e ka kthyer si mburojë për të voglin.


Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë ,nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment