Aktualitet

VD/ “Është boshatisur, njerëzit janë izoluar nga frika”, shqiptari publikon pamje nga supermarketet në Itali, koronavirusi ka tmerruar njerëzit

Nëpërmjet videove të dërguara në redaksinë e “JOQ”, shqiptari shkruan se vendi po boshatiset krejtësisht dhe se në supermarket nuk ka më njerëz. Frika nga koronavirusi ka bërë që njerëzit të marrin gjithçka kanë dhe të largohen nga vendi.
Featured image of article: VD/ “Është boshatisur, njerëzit janë izoluar nga frika”, shqiptari publikon pamje nga supermarketet në Itali, koronavirusi ka tmerruar njerëzit Foto nga Italia
Përditësuar:

ITALI– Një shqiptar ka publikuar pamje nga Italia, vendi ku janë shënuar 60 viktima nga koronavirusi. Nëpërmjet videove të dërguara në redaksinë e “JOQ”, shqiptari shkruan se vendi po boshatiset krejtësisht dhe se në supermarket nuk ka më njerëz. Frika nga koronavirusi ka bërë që njerëzit të marrin gjithçka kanë dhe të largohen nga vendi.

Prsh JOQ. Shikoni si jane boshatisur supermarkatat ne itali . Njerezit jane izoluar nga frik a e coronavirus. Videon e kam bere disa minuta me pare kur po merrja furnizimet. Video eshte filmuar ne Cremona te Italise, ku banoj prej 18 vitesh. Faleminderit,”– shkruan shqiptari në mesazh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment