Bota

Pamje nga sulmi terrorist në Francë, njërs prej viktimave iu pre koka me thikë

Sipas mediave, njëra nga viktimat është 70 vjeç dhe i është prerë koka në të njëjtën mënyrë si me mësuesit në Paris disa ditë më parë.
Përditësuar:

FRANCË- Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një katedrale në Nisë. Ndërkohë ka foluar kryebashkiaku i qytetit, i cili ka thënë se gjiccka ka të bëjë më një sulm terrorist. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale. Polici nxitoi të rrethonte zonën dhe ka arrestuar autorin.

Sipas mediave, njëra nga viktimat është 70 vjeç dhe i është prerë koka në të njëjtën mënyrë si me mësuesit në Paris disa ditë më parë.

Pamje nga sulmi:

 

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, shkroi në Tëitter: Unë jam në vend me policinë që arrestoi autorin e sulmit. Konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment