Aktualitet

PAMJE NGA RRETHIMI/ Urgjenca qendrore bëhet gati për spital Covid 3, vendoset gardhi metalik

Urgjenca qendrore po rrethohet nga gardhet metalike dhe po bëhet gagip ër të tjerë pacientë të infektuar.
Featured image of article: PAMJE NGA RRETHIMI/ Urgjenca qendrore bëhet gati për spital Covid 3, vendoset gardhi metalik

TIRANË– Urgjenca Qëndrore në Tiranë do të kthehet në spitalin Covid-3. Pamjet e publikuara nga Faxnews, tregojnë se si urgjenca qendrore po rrethohet nga gardhet metalike dhe po bëhet gagip ër të tjerë pacientë të infektuar.

Deri më tani kemi dy spitale Covid të konfirmuar. “Infektivi” dhe “Shefqet Ndroqi”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment