Showbiz

PAMJE nga festa madhështore/ 1-vjetori i lindjes së djalit, Adelina Tahiri “shfrenohet” me muzikë tallava, i ftuar Muharrem Ahmeti

Adelina ka mbledhur miq e familjarë të shumtë, madje dhe këngëtarë për të festuar ditën që e bëri atë mama për herë të parë. 
Featured image of article: PAMJE nga festa madhështore/ 1-vjetori i lindjes së djalit, Adelina Tahiri “shfrenohet” me muzikë tallava, i ftuar Muharrem Ahmeti Pamje nga festa e Adelina Tahirit

SHKUP– Një vit më parë këngëtarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri u bë nënë e një djali për herë të parë. Djali i pagëzuar me emrin Jon erdhi si fryt i martesës së saj me avokatin e njohur maqedonas Serjoza Markov.

Mirëpo, ditëlindja e vogëlushit, babai i të cilit është një person me shumë ndikim në vendin fqinjë nuk mund të kalonte si një festë e thjeshtë.

Adelina ka mbledhur miq e familjarë të shumtë, madje dhe këngëtarë për të festuar ditën që e bëri atë mama për herë të parë.

Vetë Adelina ka ndarë në Instastory momentet nga festa super luksoze, ku duket e veshur me një fustan të bardhë dhe e kuruar në detaje.

Për të ndezur atmosferën Adelina kishte ftuar këngëtarë për të performuar live, mes tyre edhe Muharrem Ahmetin. Ndërsa ka ndarë edhe momente ku bashkëshorti i saj kërcente me të atin.

Sigurisht që në mes të një luksi të tillë, edhe torta duhet të ishte e të njëjtës lartësi. Kështu që për Jonin ishte përgatitur një tortë madhështore në ngjyrë blu.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment