Aktualitet

Pamje nga spitali Covid 4, Manastirliu publikon videon, mjekët: Këtu vijnë pacientët nga Covid1 dhe Covid3. Ne jemi gati

Mjekët japin dëshmitë e tyre nga ambientet e spitalit covid 4 në lidhje me kushtet e spitalit dhe mënyrën e trajtimit të pacientëve.

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë ditën e sotme pamje brenda spitalit Covid 4.

Në videon e bërë publike shihen mjekët të cilët japin dëshmitë e tyre në lidhje me kushtet e spitalit dhe mënyrën e trajtimit të pacientëve.

‘Dëshmitë e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID4, të cilët tashmë kanë nisur të trajtojnë pacientët e parë në këtë strukturë të re, janë motivim dhe shpresë se betejat e vështira në muajt që na presin do t’i përballojmë me përkushtimin, profesionalizmin dhe forcën e ekipeve tona mjekësore, të palodhur në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm dhe bashkëpunimin e të githë qytetarëve.’- shkruan Ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pacientët të cilët janë janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment